“Acibadem Sistina” me pacientë kryesisht shqiptarë përdhos gjuhen shqipe (FOTO)

E publikuar: 17/12/2021 23:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Maqedoninë e Veriut tashmë është bërë e zakonshme që të shtrembërohet gjuha shqipe gati në çdo institucion publik apo firmë private, shkruan Gazeta Express.

Rasti i njëjtë ka ndodhur edhe me spitalin privat “Acibadem Sistina” që kryesisht frekuentohet nga shqiptarët e Maqedonisë, të Kosovës dhe të rajonit në përgjithësi.

Sot, qytetarët kanë publikuar një fotografi ku shihet shtrembërim i rëndë i gjuhës shqipe, dhe nuk ka pasur ende asnjë reagim nga ana e spitalit.