Abrashi prezanton projektin për lagjen “Dardania” në Fushë-Kosovë

E publikuar: 19/01/2021 13:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, bashkë me nënkryetarin e Komunës së Fushë-Kosovës, Fadil Krasniqi, kanë vizituar lagjen “Dardania” ku është projektuar të ndërtohet një rreth-rrotullim.

Ministri tha se rreth-rrotullimi do bëhet për ta shkarkuar lagjen “Dardania” të Fushë-Kosovës për shkak të rritjes së fluksit të veturave.

“Ky rreth-rrotullim do të zgjidhë problemin edhe për banorët e Fushë-Kosovës por edhe për bizneset që gjendet në këtë pjesë. Nevoja për ta ndërtuar këtë rreth-rrotullim ka lindur si shkak i rritjes së numrit të veturave që kalojnë nëpër këtë rrugë”, tha Abrashi.

Ai bëri të ditur se kjo do të jetë zgjidhje afatgjate që do ta lehtësojë edhe komunikacionin.

“Janë mbi 54 mijë vetura që kalojnë nëpër këtë rrugë brenda ditës, në rrugën N9, dhe ka qenë e domosdoshme që të ndërtohet një rreth-rrotullim”, tha Abrashi.

Projekti ideor është punuar në tri variante nga kompania projektuese e kontraktuar nga MI.

Ndërkaq, nënkryetari Krasniqi tha se projekti do të ketë impakt të madh në Fushë-Kosovë, e veçanërisht në lagjen “Dardania”.