Abdullahu: Veteranët për Qeverinë ishin të mirë vetëm në luftë, në paqe po trajtohen si tepricë

E publikuar: 24/06/2022 14:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Abdullahu, përmes një shkrimi në Facebook, ka ironizuar me Qeverinë për liberalizimin e vizave, veteranët, Trustin e disa çështje tjera.

Ai ka shkruar se kësaj radhe nuk është faji i qeveritarëve për mosliberalizimin e kosovarëve, por i evropianëve, e në kohën kur ishin në opozitë, faji ishte i tyre. Ai ka folur edhe për lënien jashtë të veteranëve të UÇK-së, për të cilët thotë se të mirë ishin vetëm në luftë e se sot në paqe nga kjo Qeveri trajtohen si tepricë e panevojshme.

“Nuk ka liberalizim të vizave. Kësaj radhe për qeveritarët e sotëm, fajtor për këtë janë vetëm evropianët e më parë ishin vetëm vendorët të cilët fajësoheshin shumë dhe për të cilët kërkohej dorëheqje pse nuk i fitonim vizat. Nuk ka rritje pagash për veteranët. Ata ishin të mirë vetëm dje në luftë. Sot në paqe nga kjo Qeveri trajtohen si tepricë e panevojshme. Nuk ka trust për qytetarët që janë në hall të madh financiar. Por ka përgjigje nga Qeveria”, ka shkruar ai.“Nuk ka zbritje të çmimeve të energjisë eklektike. Fajtor sipas qeveritarëve janë ata që deshtën me i ul këto çmime, prandaj intervenoi gjykata që kjo ulje çmimi të mos ndodh. Nuk ka anëtarësim në Këshill të Evropës. Faji prap gjendet diku tjetër e sidomos në të kaluarën, por ai nuk është i Qeverisë në asnjë variante dhe për asgjë”, ka shkruar tutje ai.