Abdixhiku: Xhafer Tahiri nuk n’dalet kurrë së punuari për Vushtrrinë

E publikuar: 10/10/2021 20:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, vizitoi sot komunën e Vushtrrisë, ku u prit nga i pari aktual i komunës, njëherësh kandidat për kryetar edhe për një mandat, Xhafer Tahiri, për të cilin tha se nuk ndalet kurrë së punuari për komunën e tij.Me këtë rast, Abdixhiku, theksoi se, Xhafer Tahiri nuk ndalet kurrë së punuari për Vushtrrinë.

“Përpos të arriturave të jashtëzakonshme në mandatin e kaluar, Xhafa ka program të fuqishëm e të detajuar, brenda të cilit ka paraparë realizimin edhe të 10 projekteve vitale në katër vitet e ardhshme, rezultati i të cilave do ta bëj komunën tuaj lidere të zhvillimit për të gjithë”, tha Abdixhiku.Kryetari Abdixhiku dhe i pari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, fillimisht u takuan me të rinj nga kjo komunë.

“Qyteti juaj është i pari, LDK është e para dhe ju jeni të parët. Gjithmonë të parët e kanë bërë ndryshimin. Kjo u vërtetua edhe në qeverisjen e komunës tuaj nga Xhafa. Pra, kur të parët bëhen e qëndrojnë bashkë, Vushtrria e zë vendin e parë në zhvillim për të gjithë”, u tha Abdixhiku të rinjve.

Në fund të këtij takimi, kryetari Abdixhiku, theksoi se kryetari i tashëm dhe i ardhshëm i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, në programin e tij ka planifikuar 10 projekte vitale per komunen e tij, dhe që të gjitha do t’i përmbush me sukses, sepse atë që Xhafa e premton gjithmonë e realizon.