Abdixhiku: S’na kishte marrë malli për Kurtin

E publikuar: 30/08/2022 17:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha me shaka se kryeministrin Albin Kurti e kishte marrë malli për opozitë, pas takimit me të në Kuvendin e Kosovës.

Abdixhiku tha pas takimit se ata s’i kishte marrë malli për Kurtin.

Sa i përket mallëngjimit, nuk patëm as mallëngjim e as dëshirë të tillë, ndonëse kryeministrin e kishte marrë malli për opozitën, por neve jo aq për të”, tha ai.

Kryeministri Kurti në deklarimin e parë pas takimit me presidentin serb Aleksandar Vuçiq në Bruksel, tha me thumb se “Escobarin e kishte marrë malli për opozitën”, referuar takimit të emisarit amerikan me krerët e partive opozitare.