Abdixhiku: Proamerikanizmi nuk është koncept ku fshihen horrat e politikës

E publikuar: 28/04/2023 00:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Lumir Abdixhiku FB

“Proamerikanizmi” ka shkaktuar shpeshherë debat të madh në skenën politike kosovare.

Sipas kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, ky nuk është një koncept ku duhet të fshihen horrat e politikës.

“Nuk e kam kuptuar proamerikanizmin si koncept pas të cilit janë fshehur të gjithë horrat që i ka pasur skena politike ndonjëherë, prej të gjitha anëve”, tha Abdixhiku në T7.

“Vjedh një tender atje thuj jam proamerikan, shite një distribucion thuaj jam pro-amerikan, fale një aset thuaj jam pro-amerikan. Nuk jam për këtë pro-amerikanizëm”, shtoi ai.

Abdixhiku e shpjegoi se si e kupton ai këtë koncept.

“Unë po flas për diçka tjetër. Unë po flas për importimin e vlerave amerikane në vend, që është vlera demokratike, të zhvillimit, që është ëndërr amerikane. Dhe po flas për sigurinë, që është bashkëpunimi me SHBA-në”, shtoi ai.

I pari i LDK-së theksoi se e majta dhe e djathta nuk e ndajnë pro-amerikanizmi. Ai ka thënë se që të dyja këto koncepte politike zhvillohen edhe në SHBA.

“E majta dhe e djathta nuk lidhen me pro-amerikanizëm, ato janë koncepte politike që po zhvillohen edhe në Amerikë”, theksoi numri një i LDK-së