Abdixhiku për procesin e dialogut: Kosovës s’i duhet një marrëveshje bazë që nuk e përmban njohjen

E publikuar: 16/01/2023 21:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë që në mbledhjen e kryesisë së LDK-së me unanimitet u konfirmua qëndrimi i kësaj partie mbi procesin e dialogut.

Abdixhiku përmes një statusi në Facebook, ka thënë që në bazë të vlerësimit të tyre, Kosovës nuk i duhet një marrëveshje bazë që nuk e përmban njohjen.

“Sot, mbajtëm mbledhjen e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, si dhe mbledhjen me kryetarët e Degëve. Në të dy takimet, me unanimitet të plotë, u rikonfirmua qëndrimi i LDK-së mbi procesin e dialogut. Në vlerësimin tonë, të anëtarësisë sonë, Kosovës nuk i duhet një marrëveshje bazë që nuk e përmban njohjen. Vendit tonë i duhet një marrëveshje përfundimtare që në thelb ka njohjen e ndërsjellë ndërmjet dy vendeve – si shtete të pavarura e sovrane. Çdo devijim nga ky orientim strategjik është papërgjegjësi e pariparueshme e Qeverisë aktuale. Në këtë proces, koordinimi i ngushtë me aleatë mbetet jetik për të ardhmen euroatlantike të vendit tonë”, ka thënë Abdixhiku.