Abdixhiku për Kurtin: Nuk po din bre burrë, po mendon si në shekullin e 19-të

E publikuar: 28/12/2021 23:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i LDK’së Lumir Abdixhiku ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti dhe qeverinë e udhëhequr nga ai. I pari i LDK’së thotë se po futemi në krizë më të thellë energjetike.

“As gruri s’futet në depo sot. Kur blejnë shtetet grurë nuk i marrin depot me i vendos në depot e tyre, e marrin grurin me çmimin e caktuar dhe depo rri diku tjetër në botë, kur duhet e merr. Edhe naftën kur e blen s’e merr në depo. Nuk jemi në shekullin e 19. Shekulli i tanishëm nënkupton se ka modalitete të tanishme të kohës”, thotë Abdixhiku.

Kryeministri Kurti po kujton se jemi në shekullin e 19-të.“Mënyra se si flet, kur thotë ‘rrymën s’mund ta ruajmë në frigorifer’. Ky s’e kupton ose është duke u folur masave populiste militante të tij”, ka thënë Abdixhiku në Klan Kosova.

‘S’dinë bre burrë. Nuk po dinë. Nuk janë duke vepruar asnjëherë. Shikojnë veç me kritiku 20 vitet e shkuara. Edhe për këtë punë e gjejnë dikë, thonë ky është fajtori”, thotë Abdixhiku.