Abdixhiku pas takimit me deputetët: Do të jemi në seancë kur të votohet Osmani për presidente

E publikuar: 30/03/2021 14:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku tha se deputetët e kësaj partie do të jenë prezentë në seancë kur votohet Vjosa Osmani për presidente. “Përgjatë këtij dyjavëshi të shkurt, por të ngjeshur shumë, me vullnet dhe detyrim ndaj atyre që më kanë besuar jam përshirë në diskutimin për çështjen e presidentit.

Jam përfshirë me qëllime të mira”.“LDK-ja,kam dëgjuar se duhet të qëndroj anash dhe indiferente, kam dëgjuar zëra që politikën e shohin si llogaritje se kush dëmtohet më shumë e më lehtë, këtë frikë s’mund ta pranojë”.“Ikja nga përgjegjësia është më e lehta. Në politikë jemi për të bërë zgjidhje. Kam pasur dy mundësi të zgjedh mosmarrjen pjesë në seancë dhe të pengoj shumicën.

Ne kemi zgjedhur të dytën atë të konstruktivitetit të institucioneve. Kam refuzuar politikën kushtetuese”.“Për të dhënë zgjidhje e stabilitet kam diskutuar në tri takime. Të parim me Kurtin e Osmanin e të dytën vetëm me Osmanin. Me të kemi biseduar për dialogun e rendin kushtetues.

Kemi diskutuar për relacionet me miqtë tanë ndërkombëtar e pavarësinë e gjyqësorit. Për pozitën apolitike e apartiake të zonjës Osmani”.“Këto biseda ua kam prezantuar organeve të partisë dhe kemi marrë vendim që LDK-ja nuk do të bëjë obstruksione në zgjedhjen e presidentin, por të marr pjesë në seancë”.