Abdixhiku nominon Xhafer Tahirin si kandidat për kryetar të Vushtrrisë

E publikuar: 02/06/2021 20:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku e ka nominuar Xhafer Tahirin si kandidat për kryetar të komunës së Vushtrrisë.

Abdixhiku përmes një postimi në Facebook tha se Tahiri i dha kahje ndryshe zhvillimit të Komunës dhe për këtë do të kërkojë aprovimin e Kryesisë.

“I njohur si një ndër lokalitetet antike dardane, Vushtrria, ka për nderë që një kryetar si Xhafa ta vazhdojë punën e kreut të Komunës edhe për 4 vjetët e ardhshme në të mirë të të gjithë banorëve të saj. Ai ka vizion të qartë se si duhet të duket qyteti e fshatrat e Komunës nën udhëheqjen e LDK-së, i përkrahur nga të gjitha strukturat pa dallim.Për një mandat, ka siguruar kyçje në ujë për 7000 familje vushtrriase; ka krijuar Zonën Ekonomike me plot 800 vende pune; ka dhënë shembull nacional në mbledhjen e mbeturinave; ka ndërtuar 2 qerdhe e një Qendër Mjekësie; e dhjetra projekte infrastrukturore. Xhafa E meriton përkrahjen e secilit prej nesh sepse gjatë mandatit të parë, me punën dhe përkushtimin e tij na ka bërë të gjithëve krenarë. Xhafa +4”, ka shkruar Abdixhiku.

Ndryshe, data e zgjedhjeve lokale pritet të vendoset në ditët në vazhdim.