Abdixhiku: LDK ka nisur trasimin e rrugës drejt fitores së madhe

16.06.2022 20:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Abdixhiku: LDK ka nisur trasimin e rrugës drejt fitores së madhe

Lidhja Demokratike e Kosovës, sot mbajti ciklin e radhës së takimeve në Viti, ku të pranishëm ishin edhe struktura, veprimtarë e qytetarë të shumtë nga Gjilani, Kamenica dhe Novobërda.

Ky takim, për temë diskutimi kishte arsimin, aftësimin dhe punësimin, ndërsa folësit në panel ishin: Hykmete Bajrami, Besian Mustafa, Jehona Lushaku, Fatbardha Emini, Nevrije Ismajli dhe Mirlinda Axhami Hysa.

Takimin e hapi kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i cili në fjalën e tij tha se tema e sotme që për fokus e ka arsimin është në harmoni me vlerat që i ka kjo anë, me ç’rast e potencoi edhe faktin që shkolla e parë shqipe në vend u hap pikërisht në Viti.

Ndërsa, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në fjalën e tij, tha se në Anamoravë jemi mbledhur për të shtruar një temë jetike për shoqërinë tonë, atë të arsimit, aftësimit e punësimit.

Më tej, kryetari Abdixhiku, tha se, LDK ka nevojë të dëgjojë zërin e secilit qytetar, të dëgjojë zërin e secilit mësues, mjek, punëtor, ndërmarrës, e shërbyes publik, sepse LDK ka nevojë të kuptojë nga rrënjët e saja, nga vet baza, fotografinë e vërtetë të problemeve tona dhe mbi këto probleme do të ofrojë dhe zgjidhjet e veta.

“LDK ka nisur trasimin e rrugës drejt fitores së madhe”, nënvizoi kryetari Abdixhiku.

“Popullizmi nuk sjellë çmime të përballueshme, nuk sjellë vende të punës, nuk sjell cilësi në shërbime, nuk sjellë as arsim, as shëndetësi e as mirëqenie të qëndrueshme, dhe as nuk bën përpjekjen më minimale në përballjen e përditshme të familjeve tona me krizën e re të çmimeve”, theksoi kryetari Abdixhiku.

Kryetari Abdixhiku, i ftoi të gjithë të bashkohen në hartimin e programit qeverisës “Lidhja për të ardhmen”, dhe shtoi se LDK ka kapacitete të jashtëzakonshme; 28 ekipe tematike të angazhuara për secilën fushë, e me dhjetëra profesionistë për secilën prej tyre.

Në fund të fjalës së tij, kryetari Abdixhiku, tha se duhet të lidhemi në një lidhje për të ardhmen, në mënyrë që t’i japim vendit një qeverisje moderne, të guximshme e me vlera të djathta e rugoviste, që e shpijnë Kosovën përpara.

Sot, paraprakisht, kryetari Abdixhiku, mbajti nga një fjalim përshëndetës edhe në dy kuvende zgjedhore: Forumit të Gruas dhe atij të Rinisë të LDK-së në Viti, me ç’rast i përgëzoj për procesin e arritur të zgjedhjeve, të cilat i quajti festë për LDK-në

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Shala: Dokumenti i nënshkruar sot nuk mund të ratifikohet në Kuvend, e çuditshme si nuk u ndryshua asjgë nga marrëveshja e vitit 2013-2015

Shala: Dokumenti i nënshkruar sot nuk mund të ratifikohet në Kuvend, e çuditshme si nuk u ndryshua asjgë nga marrëveshja e vitit 2013-2015

Kurti: Po punojmë për krijimin e një politike kulturore, që do të rezultojë me demokraci dhe gjithpërfshirje

Kurti: Po punojmë për krijimin e një politike kulturore, që do të rezultojë me demokraci dhe gjithpërfshirje

Osmani për marrëveshjen për energjinë: E një rëndësie vendimtare, zbatimi hap kyç

Osmani për marrëveshjen për energjinë: E një rëndësie vendimtare, zbatimi hap kyç

Krasniqi për marrëveshjen për energjinë: Kurti po e kupton që proceset në të kaluarën ishin të dobishme

Krasniqi për marrëveshjen për energjinë: Kurti po e kupton që proceset në të kaluarën ishin të dobishme

Punimet në rrjet, këto zona do të mbesin pa rrymë

Punimet në rrjet, këto zona do të mbesin pa rrymë

Ambasada amerikane reagon pas marrëveshjes për energjinë – bën thirrje për angazhim në dialog

Ambasada amerikane reagon pas marrëveshjes për energjinë – bën thirrje për angazhim në dialog

Abdixhiku: Tash qytetarët ta dëgjojnë nga Kurti a po e legalizon Serbia ndikimin në Kosovë

Abdixhiku: Tash qytetarët ta dëgjojnë nga Kurti a po e legalizon Serbia ndikimin në Kosovë

​Osmani takohet me një grup të grave të komunitetit egjiptian

​Osmani takohet me një grup të grave të komunitetit egjiptian

Berisha: Ballkani i Hapur asgjëson Kosovën

Berisha: Ballkani i Hapur asgjëson Kosovën

Prokuroria nis hetimet për pajisjen me pasaportë diplomatike të Valdrin Sahitit

Prokuroria nis hetimet për pajisjen me pasaportë diplomatike të Valdrin Sahitit

Borrell uron Kurtin dhe Vuçiqin për nënshkrimin e marrëveshjes për energji: Ky është një hap i rëndësishëm

Borrell uron Kurtin dhe Vuçiqin për nënshkrimin e marrëveshjes për energji: Ky është një hap i rëndësishëm

Kurti takohet me të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Finlandës në Kosovë

Kurti takohet me të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Finlandës në Kosovë

“Paguar më 1999”, veterani Qeriqi befasohet nga klinika ku u kontrollua e bëri analiza

“Paguar më 1999”, veterani Qeriqi befasohet nga klinika ku u kontrollua e bëri analiza

Gjermania reagon pas marrëveshjes për energjinë: Mbështesim plotësisht hapat drejt normalizimit të marrëdhënieve

Gjermania reagon pas marrëveshjes për energjinë: Mbështesim plotësisht hapat drejt normalizimit të marrëdhënieve

Marrëveshja me Serbinë për rrymën, Anton Berisha ka një pyetje për Besnik Bislimin

Marrëveshja me Serbinë për rrymën, Anton Berisha ka një pyetje për Besnik Bislimin

Kurti pret në takim aktivistët e shoqërisë civile të Serbisë

Kurti pret në takim aktivistët e shoqërisë civile të Serbisë