Abbott për sanksionet e ShBA: Është në interes të të gjitha komuniteteve në Kosovë

E publikuar: 09/12/2021 13:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ka mirëpritur vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të vendosur sanksione kundër individëve të përfshirë në krim të organizuar dhe korrupsion, shkruan EkonomiaOnline.“E mirëpres vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të vendosur sanksione kundër individëve të përfshirë në krim të organizuar dhe korrupsion.

Kjo është në interes të të gjitha komuniteteve në Kosovë”, shkruan Abbott në Facebook.Sipas tij, thyerja e lidhjes mes krimit të organizuar dhe individëve të korruptuar është thelbësore nëse duam të krijojmë hapësirën për politikanët dhe zyrtarët që punojnë në interes të të gjithë atyre që përfaqësojnë, jo vetëm për veten e tyre.