Abbott për plagosjen në Shtërpcë: Mirëpres arrestimin e shpejtë të një të dyshuari

E publikuar: 06/01/2023 20:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ka reaguar pas plagosjes së dy personave në Shtërpcë.

Ai ka thënë se është shqetësuar kur ka dëgjuar për këtë lajm, derisa u shpreh se mirëpret arrestimin e një të dyshuari.

“Isha i shqetësuar kur dëgjova për një sulm ndaj dy të rinjve serbë të Kosovës dhe e mirëpres arrestimin e shpejtë të një të dyshuari. Iu uroj shërim të shpejtë”, ka shkruar Abbot në Twitter.