Abazoviq: Demarkacioni s’`është diskutuar, për ne është punë e kryer

E publikuar: 15/04/2023 21:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dritan Abazoviq, kryeministër në detyrë i Malit të Zi, ka zhvilluar një vizitë treditore në Kosovë ku është takuar me krerët e shtetit po ashtu me liderët e partive opozitare në Kosovë.

Kreu i qeverisë malazeze është shprehur se ndihet tejet i lumtur me mikpritjen vëllazërore që i ka bërë Kosova gjatë kësaj vizite.

I pyetur për demarkacionin, Abazoviq ka deklaruar se kjo çështje për Malin e Zi është e mbyllur, por ka shtuar se nëse ka probleme sa i përket kësaj çështjeje gjerat mund të rregullohen.

Ai ka deklaruar se në takimet zyrtare që ka pasur, çështja e demarkacionit nuk është diskutuar fare.

“Për ne është punë e kryer”, tha Abazoviq në RTK.