Abazoviç: Po formojmë qeverinë e pajtimit, të gjithë janë të mirëpritur

E publikuar: 22/01/2022 13:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dritan Abazoviq ka deklaruar sot se nuk i ka inat fjalët e shëmtuara të cilat ia thane qytetarët që protestuan mbrëmë në Podgoricë dhe se mbron të drejtën e tyre për të protestuar.“Gjatë viteve janë grumbulluar shumë padrejtësi, kështu që një reagim i tillë është i logjikshëm.

Megjithatë, atyre që nxisin urrejtje dhe ulen në kolltuqe, unë gjithmonë do t’u them se ku e kanë vendin”, ka shkruar në Facebook zëvendëskryeministri malazez Abazoviç.“Nëse kemi mundësinë të formojmë një qeveri, ajo do të jetë një qeveri e pajtimit”, tha Abazoviç, duke shtuar se të gjithë ishin të mirëpritur – malazezë, serbë, boshnjakë, shqiptarë, kroatë, ortodoksë, katolikë, myslimanë.Ai tha se nuk ka rëndësi përkatësia, por ideja.

“Le të dalim nga matrica – le të pajtohemi me Malin e Zi dhe të shohim përpara. Ji i sigurt se Mali i Zi mundet”, shkroi Abazoviç.