AAK propozon amandament për buxhetin të Ligjit të Pagave, planifikohet që të hyjë në zbatim në mars të 2022

03.12.2021 13:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
AAK propozon amandament për buxhetin të Ligjit të Pagave, planifikohet që të hyjë në zbatim në mars të 2022

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka njoftuar se AAK ka propozuar amandament për buxhetimin e Ligjit të Pagave në vlerë prej 85 milionë euro, në mënyrë që ky ligj të hyjë në zbatim nga 1 marsi i vitit 2022.Tahiri theksoi se ky ligj është jetik për zyrtarët publikë, e po ashtu për funksionim më të mirë të administratës shtetërore, si dhe për përmbylljen e reformës shtetërore të institucioneve të Kosovës.

Sipas Tahirit, buxheti prej 85 milionë eurosh për këtë amandament, do të sigurohet nga zvogëlimi i disa kodeve buxhetore në mënyrë që ta jetësojmë këtë ligj.

Për rritjen e kategorisë “Mallra dhe Shtesa”, Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë Kosovës propozon dy alternativa: 1. Të rriten të hyrat buxhetore për këtë vlerë për 85 milion euro; ose 2. Të ulen kategoritë tjera të shpenzimeve për vlerën prej 85 milion euro.

Kategoria e Shpenzimeve Kapitale, Kategoria e Mallrave dhe Shërbimeve dhe Fondi Kontigjent, janë kategoritë me mundësi të uljes për të rritur kategorinë e “Pagave dhe Shtesave”.Gjithashtu, Tahiri shpaIosi edhe disa rekomandime ndaj Qeverisë së Kosovës, rritjen e pagave dhe subvencionimin e sektorit privat.

‘I rekomandojmë Qeverisë që të rrisë pagat, në mënyrë që qytetarët të përballojnë koston e rritur të jetesës si pasojë e rritjes së çmimeve dhe të marrë masa sa më parë që të rritë pagën minimale dhe të subvencionojë sektorin privat që të rrisin pagat’, tha ai.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!

AAK propozon amandament për buxhetin të Ligjit të Pagave, planifikohet që të hyjë në zbatim në mars të 2022

AAK propozon amandament për buxhetin të Ligjit të Pagave, planifikohet që të hyjë në zbatim në mars të 2022

Sveçla e Haxhiu e njoftuan Reynders për progresin e arritur në Kosovë

Aksion i Policisë së Kosovës, vetëm në Komunën e Istogut katër të arrestuar

ATK’ja ka një njoftim shumë të rëndësishëm për ata që investojnë në kriptovaluta

Haradinaj: Presidentja Osmani është totalisht e kontrolluar nga Kurti

Selimi për Manastirin e Deçanit: Të çohet në Gjykata Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut

Mustafa: VV-ja u ndëshkua në zgjedhjet lokale, qytetarët u frikësuan se mund të vijë te një qeverisje arbitrare

Pacolli: Pagova 90 mijë euro avionin privat që të kthehesha në Kosovë për të votuar Vjosa Osmanin si presidente

Kurti mirëpret emërimin e Stuart Peach si Emisar Special të Britanisë për Ballkanin Perëndimor

Ministria e Jashmte i ndaloi vizitën Petkoviqit për sot dhe nesër

Shpërblime për mjekët që nxisin vaksinimin e pacientëve

Tre skenarët e mundshëm për origjinën e variantit Omicron

Serbia voton për ndryshime kushtetuese

Serbia voton për ndryshime kushtetuese

Policia e Ferizajt për një muaj shqiptoi mbi 4 mijë gjoba në trafik

Sektori i tregtisë me numrin më të madh të të punësuarve në Kosovë