AAK me rezolutë për situatën në vend

E publikuar: 30/11/2022 12:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Kuvendin e Kosovës po mbahet interpelanca ndaj kryeministri të Kosovës Albin Kurti, e thirrur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Me këtë rast kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, i ka prezantuar pikat e rezolutës së kësaj partie rreth situatës në vend.

Pikat e rezolutës së AAK-së:

1. Qeveria e Kosovës të marrë vendim menjëherë për shtyrjen e vendimit për targat deri në marrëveshjen finale me Serbinë;

2. Institucioonet e Kosovës të fillojnë dialogun intensivë me serbët e Kosovës për tu kthyer në institucionet e Kosovës dhe për të kthyer besimin e ndërsjellë;

3. Qeveria të nisë komunikimin intensiv me faktorët relevantë në vend, dukle përfshirë edhe opozitën, jo vetëm si reflektim të gjendjes së krijuar, por edhe si nevojë e gjetjës së rrugëdaljes nga situata e krijuar;

4. Të kërkohet një samit në SHBA, pra takim disaditor deri në përmbylljen e marrëveshjes finale mes Kosovës dhe Serbisë.