AAK hap nesër fushatën në kryeqytet

E publikuar: 20/09/2017 12:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës(AAK) për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 22 tetor do të hap zyrtarisht fushatën zgjedhore nesër në orën 17:00 në Sheshin 21. Këtë për KosovaPress e ka konfirmuar sekretari ekzekutiv në AAK Valon Tolaj.

Ai bëri me dije se në këtë hapje do të bëhet publike oferta e këtij subjekti për qeverisje lokale. Ndërsa, prezantimi i kandidatëve për kryetar komunash do të bëhet të shtunën në orën 14:00 në Prishtinë.

Fushata zgjedhore nis nesër dhe vazhdon deri më 20 tetor. Zgjedhjet lokale do të mbahen më 22 tetor.