A mund të vaksinohemi në ditën e Bajramit të Vogël?- flasin nga Ministria e Shëndetësisë

E publikuar: 16/07/2021 10:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se të gjitha institucionet qendrore dhe lokale do të pushojnë të martën më 20 korrik, me rastin e festës së Bajramit të Vogël.

MPB thotë se për këtë vendim është bazuar në ligjin për festat zyrtare.

Infosot.com u interesua të marrë vesh se a do të jetë pushim apo jo edhe për punëtorët e qendrave të vaksinimit ndaj COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë, në një përgjigje telefonike per Infosot.com deklaruan se të gjitha qendrat e vaksinimit ndaj COVID-19 nuk do të punojnë ditën e parë të Bajramit të Vogël.

“Qendrat e vaksinimit ndaj COVID-19, më datë 20.07.2021 do ta kenë pushim, ndërsa nga data 21.07.2021 do të vazhdojnë me vaksinim si cdo ditë tjetër”- deklaruan nga MSH./Infosot.com/