A ka Kosova qeveri?

E publikuar: 30/07/2019 14:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka afat ligjor prej 60 ditësh për t’i dhënë një përgjigje kryeministrit në dorëheqje, Ramush Haradinaj, i cili tashmë i është drejtuar kësaj gjykate me kërkesën për “definimin e kompetencave dhe funksionit të qeverisë, pa dorëheqjes së tij.

Megjithatë, njohësit e zhvillimeve politike kanë mendime të ndryshme lidhur me atë, nëse një përgjigje e tillë nga Gjykata Kushtetuese do të jetë më e shpejtë dhe nëse kjo situatë do të shkaktojë vakuum qeverisës.

Artan Muhaxhiri, analist i çështjeve politike, thotë për Radion Evropa e Lirë se përveç asaj që një qeveri në largim nuk mund të marrë vendime të rëndësishme për shtetin, kërkesa e Haradinajt për sqarimeve nga Gjykata Kushtetuese, ka krijuar bllokadën e dytë për çfarëdo vendimmarrje nga Qeveria në dorëheqje.

“Kosova, në fakt, është pa qeveri dhe do të jetë pa qeveri deri sa të mos ketë një vendim nga ana e Gjykatës Kushtetuese, sepse kjo qeveri është e bllokuar me dy bllokada të mëdha dhe e ka shndërruar veten në një formacion të pastër teknik, i cili është vetëm formal. Është pak e besueshme që Gjykata Kushtetuese ta vonojë 60 ditë këtë vendim, sepse presioni do të jetë i jashtëzakonshëm, posaçërisht nga opozita, por edhe nga qytetarët dhe nga mediet”, tha Muhaxhiri.

Të plotë mund ta lexoni në REL