Ylli kosovar “makazze” sonte luan në finalen e ESL Pro League

E publikuar: 15/03/2026 14:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drin “makazze” Shaqiri ka arritur në finalen e turneut prestigjioz të Counter-Strike2, ESL Pro League.

Ai me ekipin e tij, Natus Vincere (NaVi) përballen sonte me ekipin nga Turqia, Aurora.

Ndeshja fillon nga ora 17:00 dhe luhet me formatin Best of 5, shkruan express.

“makazze” ka qenë njëri prej top performuesve të këtij turneu deri më tani dhe në rast se e fitojnë këtë garë, mund të jetë kandidat serioz për çmimin MVP të turneut.