Kryediplomatja e BE-së, Kaja Kallas ma mirëpritur arritjen e marrëveshjes së sotme për regjistrimin civil dhe Ligjin për të Huajt në Kosovë.
Sipas saj, kjo shënon një hap të rëndësishëm përpara në dobi të të gjithë qytetarëve në Kosovë.
“Është thelbësore të sigurohet vazhdimësia në ofrimin e shërbimeve publike”, ka shkruar ajo në X.
Kallas ka falënderuar të gjithë ata që siç tha u angazhuan në mënyrë konstruktive për ta bërë këtë të mundur. Pos, sipas saj, “në vazhdim, zbatimi i marrëveshjeve të mëparshme mbetet jetik”.
Kallas shtoi se ky përparim krijon një momentum të ri për Dialogun Beograd-Prishtinë “Jam e gatshme të pres së shpejti një takim të nivelit të lartë”, shkroi ajo në fund të postimit të saj

















