Kthimi në LDK i Osmanit, Abdixhiku: Vjosa e ka vendin e vet të padiskutueshëm 

E publikuar: 11/03/2026 23:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rikthimi i mundshëm i presidentes aktuale Vjosa Osmani, në Lidhjen Demokratike të Kosovës ishte një nga temat që u diskutua sonte në Rubikon me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun.

Ky u shpreh i qartë se Osmani e ka vendin e vet të padiskutueshëm.

“Kur them që na duhen institucionalistët, të djathtit, pro perëndimorët, të diturit dhe të mençurit e këtij vendi, padyshim që Vjosa është pjesë thelbësore dhe shumë e rëndësishme projektimi dhe jo vetëm”, deklaroi Abdixhiku.

Pos, kësaj ai la të kuptohet se derën e hapur në LDK e kanë krejt ata që janë të pakënaqur me gjendjen aktuale të Kosovës.