I dënuari me 23 vite burg arratiset nga Burgu i Dubravës, nuk u kthye nga fundjava

E publikuar: 11/03/2026 23:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një i dënuar për vrasje është arratisur nga Burgu i Dubravës

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se bëhet fjalë për të akuzuarin Veton Syla.

Syla është i dënuar me 23 vite burg lidhur me vrasjen e Burim Sejdiut, që kishte ndodhur në fshatin Grabanicë të Klinës.

I njejti ishte dashur të kthehej në Burgun e Dubravës më 11 mars ditën e sotme.

Syla kishte përfituar leje fundjave nga burgu, por nuk është kthyer më në kohën e paraparë, duke u konsideruar tashmë në arrati.

Tashmë autoritetet përkatëse janë vënë në kërkim të tij dhe pritet që policia të ndërmarrë veprime për lokalizimin dhe kapjen e të arratisurit.