Ramadani: Intervista e Osmanit ishte e pasinqertë – e pakuptimtë që për një çështje kaq të rëndësishme foli në një media të Shqipërisë

E publikuar: 10/03/2026 21:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Burim Ramadani, ka thënë në “Pressing” të T7, se intervista e Vjosa Osmanit ishte e pasinqertë politikisht.

Ai tha pos tjerash se ishte e pakuptimtë sesi ajo e dha në Shqipëri një intervistë për një çështje kaq të rëndësishme.

“Pse presidentja intervistën për një çështje kaq të rëndësishme për shtetin e Kosovës e jep në Shqipëri, nuk ka asnjë lloj kuptimi, ajo paguhet me taksat e qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Ramadani.