Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Gjilanit, Alban Hyseni, ka zhvilluar takim me banorët e Cernicës, ku u theksua mbështetja e madhe për Vetëvendosjen dhe për fitoren në zgjedhjet e 9 nëntorit.
Në takim morën pjesë edhe deputetet Labinotë Demi Murtezi dhe Arijeta Rexhepi, të cilat bënë thirrje për angazhim maksimal në ditët e mbetura të fushatës, në mënyrë që fitorja e së dielës të jetë edhe më bindëse se ajo e 12 tetorit.
Postimi i plotë:
Cërnica jonë sonte na priti krahëhapur!
Bashkë me banorët kemi bindje të fuqishme që të dielën do ta shënojmë fitoren e madhe.
Fryma e Lëvizjes VETËVENDOSJE! ndihej gjithandej në këtë fshat, e u pajtuam që t’i vazhdojmë punët e mira dhe t’i çojmë përpara projektet e mëdha.
BASHKË po e vulosim fitoren! Faleminderit nga zemra, Cërnicë!❤️

















