Kryetari aktual i Gjilanit dhe kandidati i VV-së për një mandat të dytë, Alban Hyseni, prezantoi sonte para qytetarëve planin e ri qeverisës. Ai tha se ky plan garanton vazhdimësi, zhvillim dhe punë konkrete për çdo lagje e fshat.
“Vizioni dhe planet tona për Gjilanin i çojmë përpara bashkë më 12 tetor,” u shpreh Hyseni, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe përkushtimit për të ardhmen e qytetit.


















