Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur sonte tubim zgjedhor në Gjilan.
Kandidati për kryeministër, njëherit kryetar i kësaj partie, Ramush Haradinaj, ka publikuar fotografi nga tubimi, teksa ka thënë se Gjilani dëshmoi se është gati për hapa të mëdhenj.
Haradinaj tha se me programin e AAK’së, Gjilani do të jetë qendër e fuqishme ekonomike e tërë rajonit.
“Anamorava e fortë don të thotë Kosova e fortë. Gjilani sot dëshmoi se është gati për hapa të mëdhenj. Me programin tonë për zhvillim ekonomik, Gjilani do të jetë qendër e fuqishme ekonomike e tërë rajonit”, ka shkruar Haradinaj.


















