Kurtin e presin në Skënderaj me thirrje “Hashim Thaçi” e “PDK”

E publikuar: 27/01/2025 18:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka arritur në Skënderaj për tubim në kuadër të fushatës zgjedhore, ku është pritur me brohoritje.

Qytetarë të mbledhur në qytet në momentin e arritjes së tij kanë brohoritur emrin e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

Në videot e publikuara dëgjohen qytetarët duke thirrur “Thaçi, Thaçi” dhe “PDK”.