Isufi: Vushtrria si qytet i vlerave kulturore e historike e din orientimin e drejt për Kosovën Fituese

E publikuar: 25/01/2025 12:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati për deputet nga AAK, Ahmet Isufi ka theksuar se Vushtrria si qytet i vjetër e vlerave të mëdha kulturore e historike është rreshtuar fuqishëm me koalicionin e “Kosovës Fituese” me numër 137, shkruan InfoSot.

Isufi së bashku me kolegët e koalicionit sot kanë zhvilluar takim me qytetarët e Vushtrrisë të cilët jane mobilizuar për ndryshimin e madh që po vjen.

Postimi i plotë:

Motivim e mobilizim nga aktivistët, simpatizantët e qytetarët e Vushtrria, të rreshtuar rreth koalicionit fitues.

Qyteti i vjetër i vlerave të mëdha kulturore e historike, i traditës liridashëse e bujarisë, me ekspertë e profesionistë të dalluar e me rini të mrekullueshme e din orientimin e drejtë, për Kosovën Fituese.

137✅