Osmani kremton Festën e Falënderimeve në kampin Bondsteel

E publikuar: 29/11/2024 15:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kremtuar Festën e Falënderimeve në kampin Bondsteel.

E bashkë me të ishte edhe ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

E para e vendit ka shprehur mirënjohje për angazhimin e ushtarëve në kampin Bondteel, ku thotë se ata po festojnë këtë festë larg familjes dhe më të dashurve të tyre.

“Së bashku me ambasadorin Hovenier, me ushtarët amerikanë dhe ushtarë nga shtete të tjera në kampin Bondsteel, sikurse çdo vit, kremtuam Festën e Falënderimeve (Thanskgiving). Mirënjohje për angazhimin e tyre të palodhur për paqen dhe sigurinë në Kosovë, përderisa ata festojnë këtë festë larg familjeve e më të dashurve të tyre”, ka shkruar Osmani.