Kryetari i degës së AAK-së për Gjilan, Nazim Gagica, sot gjatë ditës ka njoftuar se është prezantuar projekti “Çerdhet Modulare”, projekt që sipas tij, do të realizohet gjatë programit qeverisës të AAK-së 2025-2029.
Projekti që u prezatua nga ai dhe anëtari i kryesisë së kësaj partie, Lulzim Behxheti, sipas Gagicës, nuk përngjajnë me çerdhet e qeverisë së tanishme.
“Qeveria ka tentuar që çerdhen nga llamarina ta shes si çerdhe modulare por nuk mundi ta bëjë sepse nuk u vlerësua as nga çmimi e as nga kualiteti. Ata premtuan 160 çerdhe brenda një mandati, ndërsa u realizuan me numër njëshifror, pra 4 çerdhe.”
“Programi i Aleancës është i hartuar nga ekspertë të fushave përkatëse me përvojë të gjatë dhe të suksesshme qoftë brenda Kosovës po ashtu edhe në vende të ndryshme evropiane e perendimore. Programi ynë është zhvillimor, i realizueshëm dhe integrues.” – theksohet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Sot, prezantuam projektin “Çerdhet Modulare”, në kuadër të programit qeverisës të Aleancës 2025-2029.
Bashkë me anëtarin e kryesisë, Lulzim Behxheti, preznatuam sot projektin që ka të bëjë me edukimin në fëmijërinë e hershme, respektivisht në mbrojtjen dhe përmbushjen e të drejtave të fëmijëve si dhe krijimin e hapësirave fizike të çerdheve dhe kopshteve për nivelin 0-1, si dhe nga 1-6 vjeç të titulluara si çerdhe modulare si projekt inovativ specifik i arritshëm në kohë që realizimi i tyre bëhet brenda 40 ditëve.
Qeveria ka tentuar që çerdhen nga llamarina ta shes si çerdhe modulare por nuk mundi ta bëjë sepse nuk u vlerësua as nga çmimi e as nga kualiteti. Ata premtuan 160 çerdhe brenda një mandati, ndërsa u realizuan me numër njëshifror, pra 4 çerdhe.
Programi i Aleancës është i hartuar nga ekspertë të fushave përkatëse me përvojë të gjatë dhe të suksesshme qoftë brenda Kosovës po ashtu edhe në vende të ndryshme evropiane e perendimore. Programi ynë është zhvillimor, i realizueshëm dhe integrues.