Duda Balje thotë se një 20-vjeçar u rrah nga sigurimi në festën për Ditën e Boshnjakëve: Përfundoi në spital

E publikuar: 29/09/2024 16:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetja Duda Balje thotë se një 20-vjeçar nga fshati Gërnçar i Prizrenit u rrah mbrëmë në koncertin e mbajtur me rastin e Ditës së Boshnjakëve.

“Në koncertin që u mbajt mbrëmë me rastin e Ditës së Boshnjakëve, një djalë 20 vjeçar nga fshati Gërnçari H.M u rrah vetëm pse donte t’u bashkohej të tjerëve që po luanin në podium”, shkroi Balje.

“Ai është sulmuar fizikisht nga një person i kompanisë që ishte përgjegjëse për sigurinë. Në ditën që festuam, u shkelën të drejtat elementare që duhet t’i kishte çdo njeri”, shkroi ajo, duke publikuar një video.

Balje u ka bërë thirrje organeve kompetente që “të merren seriozisht me këtë rast dhe t’i ndëshkojnë autorët në mënyrë që i riu që përfundoi në spital për shkak të lëndimeve të marra dhe familjarët e tij të ndihen më të sigurt dhe raste të tilla të mos përsëriten më”.

“Askush nuk duhet t’i japë vetes të drejtën për diçka të tillë, si e justifikoni dhunën fizike të disa personave ndaj një të riu???”, shkroi Balje.

Gatimet tona pjekën në prush, prandaj edhe janë më të shijshme!

Posted by Pep's Taverna on Tuesday, April 28, 2020