Selmanaj-Sveçlës: Hajnitë nuk u amniston Rusia e Serbia, Qeveria e shpresës u shndërrua në makth për qytetarët

E publikuar: 29/09/2024 14:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili ky i fundit ka thënë se ‘nuk mund t’i bëjë publike tenderin 15 milionë euro shkaku i Rusisë e Serbisë’.

Përmes një postimi në Facebook, Selmanaj, ka thënë se “hajnat dhe hajnia gjithmonë provohen të fshehën prapa termave nacionaliste”.

“Abuzime në të katër anët, në mbi 2123 tenderave dhe kontratave sekret në vlerë prej 272 milion eurove, e pa fije turpi dalin e na thonë, se nuk i bëjmë publike, sepse nuk duhet t’i dijë Rusia e Serbia. Prokuroria a bën t’i dijë dhe t’i bashkoheni edhe ju shokut tuaj, Nagip Krasnqit?!”

Ai shtoi se “hajnitë nuk ua amniston as Rusia e as Serbia”, sipas tij, ministri do të jap llogari para organeve të drejtësisë dhe para qytetarëve të Kosovës.”

Tutje Selmanaj ka theksuar se  “Qeveria e shpresës u shndërrua në makth për qytetarët”.