Reformat fiskale, dështimi tjetër i Qeverisë Kurti

E publikuar: 20/09/2024 17:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti (Foto FB)

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti (Foto FB)

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka vlerësuar se Qeveria Kurti ka dështuar edhe në reformën fiskale.

Ai ka bërë me dije se gjatë këtij mandati qeverisë nuk është ndërmarr asnjë reformë esenciale në këtë aspekt.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka përmendur dy reforma fiskale të munguara në këtë qeveri.

Reformat fiskale janë dështimi tjetër i kësaj qeverie. Asnjë reformë esenciale nuk është ndërmarrë për 4 vite.

Ja disa nga reformat fiskale të munguara:

  1. Rimbursimi i Tatimit në Vlerën e Shtuar (TVSH) duhet të jetë automatik kurdo që biznesi kërkon. Bizneset tanimë kanë krijuar historik tatimor në ATK dhe Doganë. Nuk ka më arsye që shteti të mbajë miliona euro të bizneseve në emër të TVSH-së.
  2. Mbledhja e TVSH-së do të duhej të mblidhej brenda vendit. Kjo reformë mbeti përgjysmë që në kohën e Qeverisë Mustafa, kur u punua koncept dokumenti për bashkimin e ATK-së dhe Doganës. Formalizimi i vazhdueshëm i ekonomisë dhe krijimi i historikut tatimor të bizneseve, krahas ndërlidhjes së të gjitha platformave elektronike lidhur me tatimet, kadastrin, hipotekat dhe kreditë bankare, kanë krijuar parakushtet për kalim të mbledhjes së TVSH-së brenda vendit pasi të shiten mallrat. Kjo do të ishte lehtësim i madh për biznese.

Sigurisht se këto dy reforma të mëdha nuk mund të bëhen në këtë mandat qeverisës. I mbetet qeverisë së ardhshme. Këto lloj reformash janë shumë komplekse për ‘reformatorët e tatimit në paga prej 6.8 euro’.