Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Vushtrri ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një biçiklete me ngasës femër kosovare.
“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar viktima femër kosovare, e cila është dërguar për tretman mjekësor dhe e njëjta është liruar”, thuhet në njoftimin e PK-së.