Selmanaj: Në raport me Serbinë, Qeveria Kurti i shkaktoi Kosovës dëmet më të mëdha që nga paslufta

E publikuar: 07/05/2020 22:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i LDK-së Driton Selmanaj thotë se në disa aspekte Vetëvendosje i ka shkaktuar dëme të mëdha Kosovës.

Selmanaj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se LDK e vërtet që ka ndryshuar qëndrim për reciprocitetin por sipas tij këtë e ka bërë për shkak të kërkesës së Amerikës.

“Interesi i Kosovës në këtë rast ishte më i madh se i Vetëvendosjes apo LDK-së”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Deputeti i LDK-së thotë se programi qeverisës i miratuar nga LVV-LDK nuk është “Bibël e Kuran që të mos mund të ndryshohet”.

Selmanaj thotë se Qevria Kurti me shumë veprime i ka shkaktuar dëme të mëdha Kosovës në raport me Serbinë.

“Qeveria Kurti në raport me shtetin e Serbisë i ka shkaktuar Kosovës dëmet më të mëdha që nga paslufta deri më sot”, ka thënë Selmanaj duke për mëndur edhe deklaratat e ish-këshilltarit të Kurtit, Shkelzen Gashi.

Deputeti i LDK-së thotë se LVV i ka bërë dëme të mëdha Kosovës edhe në raport me Amerikën.

“Zoti Kurti me një grup njerëzish që ka përreth i ka bërë dëme të madhe Kosovës në raport me marrëdhëniet që kemi pasur me SHBA-të”, tha ndër të tjera Driton Selmanaj.

Selmanaj: Nëse Kushtetuesja vendos në favor të kërkesës së LVV-së, në Kosovë duhet të shpallet vdekja e demokracisë

Deputeti i LDK-së Driton Selmanaj shprehet optimist në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Selmanaj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini është shprehur i bindur se Gjykata Kushtetuese do të vendos në favor të partive që po e ndërtojnë qeverinë, përcjell Telegrafi.

“Nëse eventualisht Gjykata Kushtetuese vendos ndryshe dhe i lë monopolin e ndërtimit të institucioneve një fituesi relativ të zgjedhjeve atë ditë do të duhet të shpallet vdekja e demokracisë në Kosovë përfshirë edhe sistemin proporcional të zgjedhjeve”.

Deputeti i LDK-së thotë se edhe vendimi i vitit 2014 ishte një imponim i keq kur deputetët duhet të votojnë kryetarin e Kuvendit që vjen nga partia e parë.

Selmanaj thotë se nëse Kushtetuesja vendos në favor të kërkesës së LVV-së do të prishet edhe forma e ndërtimit të koalicioneve.

“Kur është ndërtuar sistemi elektoral në Kosovë qëllimi ka qenë që të ketë fragmentarizim të pushtetit në mënyrë që askush të mos këtë shumë pushtet”, tha ndër të tjera Driton Selmanaj.

/Telegrafi/