Kamerat, sipas një projekti të Komunës dhe Policisë së Kosovës, do të vendosen në tri hyrje-daljet e qytetit dhe në udhëkryqe.
Ato do të vendosen edhe jashtë objekteve shkollore dhe nëpër institucione tjera publike, raporton KTV.
Vendosja e këtyre kamerave do të rrisë nivelin e sigurisë, thonë zyrtarët komunalë.
Policia e Kosovës thotë se ka kohë që e ka ngritur këtë çështje.
Qytetarët e mirëpresin vendosjen e kamerave, që, sipas tyre, do të ndikojë që të kenë një ambient më të sigurt.
Projekti është financuar nga Ambasada Amerikane në vlerë prej 88 mijë dollarësh.
Sipas zyrtarëve komunalë, zbatimi i projektit do të nisë së shpejti, ndërsa është i paraparë të përfundojë brenda këtij viti.

















