PDK thotë se për demarkacionin është e shqetësuar nga ‘akrobacionet’ e LDK-së

E publikuar: 21/02/2018 18:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Partia Demokratike e Kosovës(PDK), është shprehur e shqetësuar për qëndrimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, sa i takon çështjes së demarkacionit. Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi, në konferencë për media ka thënë se është i shqetësuar për siç i ka quajtur ai akrobacionet e partive politike, raporton Insajderi.

“Qëndrimi i PDK-së ka qenë i ditur dhe jemi të kënaqur që tashmë mund të themi se ka një konsensus të plotë për këtë çështje”.

“Shqetësuese për mendimin tim mbetet qëndrimi i LDK-së në komision, është dashur të votohet, por kemi parë një kundërshtim nuk e di nëse është një qëndrim politik apo çfarë ka qenë mos votimi i tyre”, ka thënë Krasniqi duke ju referuar mos votimit të Vjosa Osmanit dhe Doruntinë Malokut, dy deputeteve të LDK-së.

Krasniqi më tej ka thënë se PDK garanton 23 votat pro demarkacionit.

“PDK do të garantoj se 23 vota aq sa jemi do të jenë pro demarkacionit, por ne jemi optimist që së paku do të jenë 80 vota pro ratifikimit të demarkacionit. Dëshira ime kishte me qenë që këtë projektligj ta votojnë shqiptarët sepse nëse ne do të kishim një konsensus nuk do të kishte qenë relevante fare vota e Listës Serbe”, ka thënë Krasniqi./insajderi/