Të hënën Komisioni për punë të jashtme shqyrton demarkacionin

E publikuar: 12/01/2018 10:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Njofton Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se të hënën fillon sesionin e ri me mbledhjen e komisionit për punë të jashtme, diasporë dhe investime strategjike, ku do të shqyrtohet projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Sipas njoftimit takimi do të mbahet në ora 9:30, në sallën S-1. Kjo marrëveshje ishte nënshkruar në gusht të vitit 2015 por asnjëherë nuk ka dalë në votim para deputetëve për shkak të mungesës së mbështetjes parlamentare.

Për ta ratifikuar këtë marrëveshje kërkohet mbështetje e 80 nga 120 deputetët e Kuvendit./21Media