Presidenca: Vendimi për falje në rastin Kiçina nuk i acaron marrëdhëniet me shtetet mike

E publikuar: 06/01/2018 08:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Hashim Thaçi (Foto EPA)

epa05837072 President of the Republic of Kosovo Hashim Thaci gestures during a press conference at his cabinet in Pristina, Kosovo 08 March 2017. Hashim Thaci backed up his decision he took on 07 March 2017 to submit to the Parliament the draft law on transforming the Kosovo Security Forces (KSF) into an Army. NATO Secretary General Jens Stoltenberg has released a statement saying that on 08 March 2017 he has spoken to Hashim Thaci to convey the serious concerns of NATO Allies about recent proposals by the Kosovo authorities to transform the Kosovo Security Force (KSF) into an armed force, without a constitutional change. However, should the mandate of the KSF now evolve in the way proposed, NATO will have to review its level of commitment, particularly in terms of capacity-building he said in the statement. EPA/VALDRIN XHEMAJ

Pas shprehjes së shqetësimit nga ana e shteteve të QUINT-it lidhur me vendimin e presidentit të vendit, Hashim Thaçi, për faljen e dy vëllezërve Arsim e Burim Ramadani, si dhe të Arben Kiçinës, Presidenca ka kërkuar që vendimi të respektohet nga të gjithë. Me gjithë shprehjen e shqetësimit me anë të një deklarate për këtë vendim, që të enjten është publikuar në faqen e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, sipas Zyrës së presidentit, vendimi për falje nuk do të ndikojë në marrëdhëniet me shtetet mike, shkruan sot Koha Ditore.

“Vendimi për falje është plotësisht në përputhje me Kushtetutën, me ligjet përkatëse dhe procedurat në fuqi, të cilat janë zbatuar në përpikëri, ashtu sikurse që janë zbatuar edhe për faljet e tjera në të kaluarën”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për informim të presidentit të Kosovës dhënë gazetës një ditë pas deklaratës së përbashkët të SHBA-së , Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë dhe Italisë.

Ndërkohë që, sipas tyre, ky vendim nuk mund t’i acarojë marrëdhëniet e Kosovës me këto shtete. “Vendimet që merren në mënyrë demokratike nga ana e institucioneve të Republikës së Kosovës, të cilat janë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet tona, duhet të respektohen nga të gjithë. Prandaj këto vendime nuk mund të acarojnë marrëdhëniet me shtetet e tjera mike”, thuhet me tej në përgjigje/koha.net/