Pas vendimit të Kuvendit për mosarrestimin e Tahirin por dhënien e autorizimit të Prokurorisë për të kontrolluar shtëpinë e ish-ministrit, Saimir Tahiri i cili nuk mori pjesë në votimin e tij ka shkuar në zonën e Kodrës së Diellit, pikërisht në shtëpinë e tij.
Aktualisht situata është shumë e qetë ndërsa pritet që Prokuroria pas marrjes në dorë të vendimit të vazhdojë me kontrollin në shtëpinë e deputetit.
Tani, sipas pamjeve të News 24, Saimir Tahiri është ulur për të konsumuar një kafë në një nga kafenetë e lagjes.




