Skandali ‘Tahiri’, Balla mbledh me urgjencë Grupin e PS

E publikuar: 18/10/2017 09:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shpërthimi i skandalit të përgjimeve që nxori emrin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, ka detyruar sot kreun e Grupit të PS, Taulant Ballën, të mbledhë me urgjencë Grupin parlamentar në Kryesinë e Kuvendit.

Tahiri, i vënë në qendër të skandalit si pika kyçe e lidhjes së bandave të narkotrafikut me Kryeministrin Edi Rama, mban sot një post me rëndësi në PS: Koordinator Kombëtar për bashkëqeverisjen me njerëzit për mandatin e dytë të qeverisjes.

Mbledhja e Grupit të PS zhvillohet dhe një ditë para seancës së përjavshme parlamentare, ku pritet një debat i ashpër ndërmjet opozitës dhe mazhorancës.