Murati: Humbës i vërtetë i dhunës është Kosova

E publikuar: 29/09/2017 21:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ndaj rrahjes në mes të dy deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ka reaguar edhe kreu i Lëvizjes për Bashkim, ish-ministri i Diasporës, Valon Murati.

Sipas Muratit, “ka kohë që gjuha rrugaçërore është bërë e zakonshme në jetën publike”.

“Kohët e fundit dhuna sporadike po bëhet përcjellëse e kësaj gjuhe. Me këtë trend shumë lehtë dhuna në politikë mund të shndërrohet në karakteristikë themelore të saj. Një gjë e di, në këtë dhunë dikush mund të fitojë e dikush të humb, dikush edhe mund të duartrokasë ‘fituesin’, por humbësit e vërtetë do të jemi të gjithë ne, do të jetë Kosova”, ka thënë Murati, përcjell Koha.net.

“Andaj sa më shpejtë që të mobilizohemi dhe ta heqim këtë kastë politike nga skena aq më shpejtë fituesi do jenë qytetarët dhe Kosova”, ka thënë tutje ai.