Në fshatin Vrajakë të Rahovecit disa persona kanë shqyer disa postera të kandidatit për kryetar komune Smajl Latifit.
Nëndega e AAK-së në këtë fshat përmes një njoftimi ka dënuar ashpër këtë veprim.
Më poshtë ju sjellim reagimin e plotë.
Reagim nga kryesia e nëndegës së AAK-së – Vrajakë
Nëndega e AAK-së në Vrajakë është e shqetësuar nga veprimet e sotme të disa individëve të papërgjegjshëm, të cilët gjatë orëve të mbrëmjes hoqën dhe grisën nga ambientet publike posterët e shpërndarë të AAK-së.
Konsiderojmë se njerëz të tillë, që veprojnë në këtë mënyrë, qofshin të shtyrë nga subjektet tjera politike, qofshin të shtyrë nga mentaliteti i tyre i kalbur, nuk i bëjnë nder askujt!
Kryesia e nëndegës së AAK-së.



















