NISMA në Shtime: Drejtorët partiak të shkollave

E publikuar: 04/09/2017 09:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nisma për Kosovën në Shtime ka reaguar në lidhje me rastin e shfaqjes së hapur në profilin e tyre në Facebook të dy drejtorëve të shkollave të cilët dalin hapur në përkrahje të kandidatit të PDK-së për kryetar të komunës Naim Ismajli.

“Gjithnjë trumbetohej nga pushteti se kemi drejtorë që nuk janë militantë partiak e tash po vërtetohet e kundërta me Faruk Brahimin(Pjetërshticë) dhe Faruk Bajramin(Reçak). Kur drejtori i shkollës ngjyroset politikisht ndikon direkt në personel dhe në votues, sepse në të shumtën e rasteve drejtorët e shkollave janë edhe menaxherë të Qebdrave Votuese. Nisma kërkon konform ligjit që secili institucion arsimor të ketë pavarësinë e tij dhe këtë çështje do ta ngris edhe në Inspektoriatin regjional dhe atë republikan”, thuhet në reagimin e Nismës në Shtime./Indeksonline/