93 të infektuar me koronavirus po trajtohen në Infektivë, pesë në gjendje kritike

E publikuar: 22/06/2020 10:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Numri i pacientëve të infektuar me koronavirus që po trajtohen në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës ka arritur në 93. Për gjendjen e tyre ka dhënë detaje Klinika Infektive, raporton Express.

Përmes raportit 24 orësh, Klinika ka bërë me dije se pesë raste janë në gjendje kritike dhe janë duke u trajtuar në repartin e Mjekimit Intensiv, derisa 41 raste janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Nga Infektiva sot do të lirohet një rast i shëruar nga infeksioni me Covid- 19 dhe një rast pozitiv në gjendje stabile për vetizolim në shtëpi.

“Sot, lirohet 1 rast i shëruar nga infeksioni me Covid- 19 dhe poashtu, lirohet 1 rast pozitiv në gjendje stabile për vetizolim në shtëpi. 41 raste janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive. Ne repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 5 raste në gjendje kritike”, thuhet në raport./Gazeta Express