88 raste aktive me koronavirus në Vushtrri – sot janë shëruar 19 pacientë

E publikuar: 29/06/2020 23:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Janë 88 raste aktive me koronavirus në komunën e Vushtrrisë. Sot janë konfirmuar edhe pesë raste të reja.

Vetëm sot në këtë komunë janë shëruar 19 pacientë. Për këtë ka bërë të ditur drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Sylejman Meholli.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Komunës së Vushtrrisë, sot janë shëruar edhe 19 raste nga Covid 19, kurse janë konfirmuar edhe 5 raste të reja pozitive.

Përditësimi nga dita zero e pandemisë deri në këtë moment është ky:
330 raste pozitive në total;
238 të shëruar;
4 raste të vdekur dhe
88 raste aktive.

Ju lutëm vazhdoni me respektimin e masave anti Covid 19, ruaje distancën, përdore maskën, kujdesu për higjienën. Së bashku për shëndetin publik që duam!

Me respekt
Dr. Sylejman Meholli