730 gjoba të shqiptuara për mosrespektim të masave antiCOVID

E publikuar: 30/09/2021 09:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Po vazhdojnë të jenë në fuqi masat antiCOVID në Kosovë.
Maskat obligative, ora policore, shkurtimi i gastronomisë dhe hyrja në lokale me vërtetimin e kartës së vaksinës ose testit PCR, janë duke vazhduar të jenë në fuqi në Kosovë edhe pas 27 shtatorit, transmeton lajmi.net.E kështu po vazhdon edhe dalja në terren nga askionet e policisë për të parandaluar përhapjen e virusit.Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 730 tiketa për qytetarët të cilët nuk kanë respektuar masat antiCOVID.Ndërkohë në Kosovë këtë të hënë ka filluar viti i ri shkollor në të gjitha shkollat, me kapacitet deri me 20 nxënësa nëpër klasa.