7 të vdekur dhe 173 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

E publikuar: 21/09/2021 15:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 7 raste të vdekjes nga COVID-19.
Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve 173 persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, ndërsa 1 mijë e 434 janë shëruar, shkruan lajmi.net.Aktualisht në Kosova janë 7 mijë e 635 raste aktive me COVID-19, ndërsa vetëm gjatë ditës së fundit janë vaksinuar 17 mijë e 634 qytetarë.

Njoftimi i plotë nga MSH:
21 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 17.643 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.193.786 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 453.760 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 5.095 testime, 173 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 7 raste të vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 1.434 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 148.781
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 7.635.
➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB Mbani maskat! Respektoni distancën! Mbani higjienën!